Pejë: 22 punonjës në spital dalin negativë në testin për Coronavirus

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Janë testuar dhe kanë rezultuar negativë 22 pjesëtarë të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Testimi u bë pasi që fundjavën e kaluar një mjeke rezultoi pozitive dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Spitalit të cilët rezultuan negativ.

Ky është njoftimi i plotë:

Testohen dhe dalin negativ 22 pjesëtar të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

28 Prilli Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë këtë vit sikur edhe kudo në botë e ka gjetur Personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë duke u ballafaquar me sëmundjen e koronavirusit ku me ofrimin e shërbimeve shëndetësore ekziston edhe rreziku i infektimit.
Në fundjavën e kaluar një Mjeke ka dalë pozitive në testimin e bërë dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Personelit në këto Reparte dhe fatmirësisht të gjithë kanë dal negativ.
Duhet theksuar se përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektimi i vazhdueshëm janë dy faktorët që po e mbrojnë Personelin e Spitalit dhe ambientet Spitalore në mënyrë që ata që kanë nevojë ti marrin shërbimet shëndetësore të sigurt dhe si duhet.

Të ngjashme