Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë. Një burrë ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak se gruaja e tij nuk e kishte lënë të futet në banesën ku jetonin, duke ia mbyllur derën. Si rezultat, ai u detyrua ta kalonte natën jashtë. Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga policia të cilët […]
Pejë: Burri fle jashtë, gruaja nuk e la të futet në banesë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.
Një burrë ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak se gruaja e tij nuk e kishte lënë të futet në banesën ku jetonin, duke ia mbyllur derën.
Si rezultat, ai u detyrua ta kalonte natën jashtë.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga policia të cilët kanë nisur edhe hetimet.
Dyshohet se deri tek konflikti erdhi pasi që gruaja e akuzon burrin e saj që ai nuk po iu sjell ushqim fëmijëve të tij.
E dyshuara është intervistuar në stacionin policor.

















