Pendarovski sot për vizitë në Kosovë, do të pritet nga Osmani

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën do të ketë një takim nga ora 11:00.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Të ngjashme