Pendarovski tregon pse erdhi “befasisht” në Kosovë

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar se pse erdhi për vizitë në Kosovë e cila për shumëkë ishte e befasishme.

Ai tha për Klan Kosova se nuk ka asnjë arsye të veçantë për këtë vizitë, kurse bëri me dije se në Pejë do t’i vizitojë edhe ushtarët maqedonas që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Kreu i shtetit maqedonas shtoi mes tjerash se e pa të arsyeshme që t’i takojë dhe të flasë siç tha ai me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti gjatë vizitës së sotme në Kosovë.

Pos kësaj, Pendarovski foli edhe për zhvillimet politike në Maqedoni me ç’rast tha se çështja e qeverisë teknike ishte zgjidhur më parë dhe vendi shkon në zgjedhje për 100 ditë.

Të ngjashme