Për 3 muaj komuna e Lipjanit afro 30 mijë euro për ushqim e karburante

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Organizata joqeveritare “Polis” ka publikuar raportin e monitorimit të shpenzimeve buxhetore në Komunën e Lipjanit për periudhën prill-qershor të këtij viti. Sipas kësaj organizate, Komuna e Lipjanit gjatë kësaj periudhe tremujore ka shënuar rritje të shpenzimit të parasë publike në disa kategori.

Kjo komunë për tre muaj ka shpenzuar gjithsej 12 mijë e 627 euro për dreka zyrtare dhe jozyrtare në kuadër të së cilës përfshihen të gjitha shpenzimet e drekave për të gjitha aktivitetet e komunës. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar gjithsej 15.122.27 për karburante, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre për vetura zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

“Shpenzimet e institucioneve lokale për dreka zyrtare dhe jozyrtare për tremujorin e dytë të këtij viti kemi një kosto prej 12.627.00 eurosh. Në raport me tremujorin e parë të këtij viti e kemi një kosto më të lartë të shpenzimeve prej 9.580.33 eurosh. Rritje kemi në dreka zyrtare prej 910.81 eurosh, ndërsa në furnizim me ushqim dhe pije (jozyrtare) kemi një rritje prej 8.669.52 eurosh. POLIS pret që institucionet lokale të raportojnë vetë se tek cilët operatorë ekonomikë i kanë të shpenzuara këto para. Për këtë POLIS vazhdimisht ka raportuar për operatorët të cilët kanë shpenzuar shumat e lartcekura”, thuhet në raportin e OJQ “Polis”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme