Për herë të parë në mbledhje marrin pjesë të gjithë anëtarët e Komisionit, e quajnë ditë historike

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për herë të parë e ka zhvilluar mbledhjen me të gjithë anëtarët prezentë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pozita duhet të marr pjesë në mbledhjet e këtij komisioni, pasi që sipas tij kjo mbledhje është siguruar me iniciativën e deputeteve të jo shumicës.

“Mazhoranca të jetë në nivel të detyrës në sigurimin e kuorumit për mbledhjen e radhës, vërtetë kjo mbledhje është siguruar me iniciativën e deputeteve të jo shumicës”.

“Ne i kemi lënë gjitha aktivitetet për të marr pjesë. Ose formatizoni këtë Komision ose sigurojeni situatën që të mos endemi dhe përformanca e Komisionit në fund të dalë e keqe. Nuk është në rregull sepse vullneti ekziston. Shumëçka duhet të riformulohet që ky Komision të jetë funksional”, tha ai.

Kurse nënkryetari Hyseni tha se kjo mbledhje nuk varet nga raporti opozitë-pozitë, raporton EO.

“Nuk mendoj që është një çështje që te na marrë kohë, kjo nuk varet nga raporti opozitë pozitë, është përtej saj. Madje edhe raportet janë të pazakonshme, ju e dini raportit ndëretnik si është”.

Madje deputetët këtë ditë e kanë quajtur historike. Përderisa zëvendëskryetari i Komisionit Hydajet Hyseni tha se mungesa e anëtarëve në mbledhjet po e dëmton këtë Komision.

Më pas Komisioni i ka votuar me vota unanime tri projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Të ngjashme