Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 18:09, pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara, ku pritjet për automjete në hyrje janë deri në 60 minuta, ndërsa në dalje rreth 40 minuta.

Pritje më të shkurtra regjistrohen edhe në Hanin e Elezit dhe Muçibabë, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi zhvillohet pa vonesa.

Të ngjashme