Përditësimi i fundit: Pa kolona në shumicën e pikave kufitare

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata.

Sipas përditësimit të 27 korrikut 2026, në shumicën e pikave kufitare automjetet presin nga dy deri në dhjetë minuta dhe nuk ka kolona.

Pritja më e gjatë është regjistruar në Jarinjë, ku në hyrje qytetarët presin deri në 15 minuta, ndërsa në Vërmicë është raportuar kolonë rreth 40 metra me pritje deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Dheun e Bardhë, Hanin e Elezit dhe Muçibabën, pritjet janë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit vetëm dy deri në tre minuta.

Edhe për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona.

Të ngjashme