Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka nisur së zbatuari një plan operativ i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’ që ka filluar nga data 14.09.2021. Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po reazlizohet në bashkupunim të […]
Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, deri më tani 390 gjoba të shqiptuara në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka nisur së zbatuari një plan operativ i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’ që ka filluar nga data 14.09.2021.
Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po reazlizohet në bashkupunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt .
Një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë , duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë. Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia për periudhën 14.09.2021 deri më sot ka shqiptuar:
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 390 gjoba
- Mos përdorimin e brezit të sigurisë 175 gjoba
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 121 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 25 gjoba
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 34 gjoba
- Kalimi i afatatit të regjistrimit , 75 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër , 58 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,623 gjoba
- Gjithsej , 1501 gjoba.


















