Perëndimi shemb ekonominë ruse

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 15:33 | Nga Besian Mustafë

• Rubla – valuta ruse – sot ka humbur 40% të vlerës. Momentalisht, 1 euro bën 120 rubla. Për krahasim me regjionin tonë, 1 euro bën 120 lekë, 118 dinarë, 62 denarë.
• Si rezultat i dobësimit të rublës, produktet që i importon Rusia tash kanë çmim shumë më të lartë. Rritja e çmimit të lëndës së parë që përdorë Rusia për prodhim po dëmton rëndë sektorin rus të prodhimit.
• Bursa e Moskës sot nuk është hapur fare, nga frika se çmimet instrumente financiare (aksione, bono, etj.) do të bien përtokë.
• Ndërsa aksionet e kompanive ruse që tregtohen në bursat e Evropës po shkatërrohen: Sberbank rënie -70%, Gazprom -37%, etj.
• Rusët nuk po ju besojnë bankave të tyre dhe po presin në radhë të gjata për të tërhequr paratë e tyre, veçanërisht valutat e huaja (euro, dollarë, funte, etj.).
• Largimi i bankave ruse nga sistemi SËIFT dëmton eksportet ruse sepse blerësit e kanë të pamundur t’i paguajnë, pra të dërgojnë para në Rusi.
• Banka qendrore ruse ka ngritur normën e interesit në 20%! Kjo me shpresën që do të rritet sadopak vlera e rublës por njëkohësisht shkatërron kreditë konsumuese dhe kreditë investuese brenda Rusisë. Kush blenë banesë apo investon me kredi me normë interesi mbi 20%?!
• Rreth 40% e rezervave shtetërore të Rusisë në bankat jashtë saj, pra në Evropë e Amerikë, tanimë janë të ngrira.

Karikatura: “Paralajmërimi i fundit! Mos më kërcëno më!”

Të ngjashme