Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë tashmë ka përfunduar, ani se Qeveria e Kosovës nuk e bëri të ditur se kur saktësisht kishte nisur ajo, raporton klankosova.

Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Të ngjashme