Planifikimi për atentat ndaj Kurtit, Komisioni për AKI s’jep detaje nga diskutimi me Ajetin

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 11:42 | Nga Adelina Sefaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Planifikimi për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij javë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka qenë temë diskutimi ndërmjet anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryetari i këtij komisioni, Salih Zyba, tha se është diskutuar edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Kurti, megjithatë, nuk pranoi të jap detaje nga ky diskutim, derisa tha se kjo çështje është e konsumuar dhe s’ka nevojë për alarmim.

“Ka pasur diskutim, por nuk ka diçka të veçantë, as porosi as anëtarëve të tjerë të komisionit, meqenëse nuk ka diçka të veçantë nuk është as për alarmim dhe as adresim i këtij momenti. Është çështje e konsumuar ditë më parë mund të jetë evidente rreziku. Është çështje me vonesë por nuk ka diçka aktuale. Ne kemi pas diskutime të ndryshme se janë paraparë tema për të cilat ka javë që është thirrur kjo mbledhje. Nuk konsideroj se Komisioni është kompetent mjaftueshëm për sigurinë me fol. Çdo shqetësim që është i publikut është edhe i joni, ne vetëm detyrën tonë në mbarëvajtje të punës të Kuvendit nuk konsideroj se diçka kam me nda me juve, jo vetëm me juve por me këdo që ka kompetencë dhe obligim”, tha Zyba.

E i pyetur për situatën në veri, Zyba nuk deshi të deklarohej duke e quajtur vetën jokompetentë.

“Po më vjen keq se nuk kemi diçka. Ka qenë opinion përmes mediave ne e kemi kry obligimin tonë të komunikimit në këtë rast me Agjencinë por jo vetëm me Agjencinë por edhe me Policinë dhe organet tjera nuk është diçka e veçantë. Sigurisht se kjo ka qenë komunikim edhe me faktorë ndërkombëtarë se nuk është shqetësim vetëm i joni dhe qytetarëve por edhe i vendeve fqinje. Rreziku ndaj Serbisë është permanent por vetëm se duhet të jetë niveli i i përgjegjësisë shtetërore”.

Të ngjashme