Përfundon projekti amerikano-kosovar për zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar projekti “Fostering Film Excellence in Kosovo: A U.S.–Kosovo Exchange”, një iniciativë e Programit Fulbright Specialist, e organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në bashkëpunim me profesorin Thomas Abrams nga University of Southern California – School of Cinematic Arts.

Programi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të sektorit të filmit në Kosovë, përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, mentorimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kineastëve kosovarë dhe ekspertëve amerikanë.

Në përmbyllje të projektit, organizatorët shprehën mirënjohje për profesorin Thomas Abrams për ndarjen e përvojës dhe angazhimin e tij, si dhe për drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, për partneritetin në realizimin e kësaj nisme.

Falënderime u adresuan gjithashtu edhe për Programin Fulbright Specialist dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të cilat bënë të mundur realizimin e këtij shkëmbimi profesional.

Sipas organizatorëve, projekti synon të shërbejë si bazë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare, mundësi mentorimi dhe lidhje më të forta ndërmjet kineastëve të rinj të Kosovës dhe institucioneve prestigjioze të filmit në nivel ndërkombëtar.

Të ngjashme