Përgatitet terreni për gërmimet në Kampusin e UP-së

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka bllokuar parkingun e Fakultetit të Arteve ku po dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, raporton EkonomiaOnline.

Po ashtu ka filluar përgatitja e terrenit për të filluar gërmimet para Fakultetit të Arteve.

Këtë lajm ditë më parë e bëri të ditur për Ekonomia Online drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se gërmimet fillojnë nesër, ndërkaq sot është bërë përgatitja e terrenit.

“Gërmimet fillojnë nesër dhe për sepse sot vetëm po bëjmë përgatitjen e terrenit dhe për çdo informatë dhe prononcim zyrtarë do ta keni nesër me fillim të gërmimeve dhe gjatë ditës, varësisht prej zhvillimeve”, ka thënë ai.

Gërmimet janë me urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 2- 3 viteve.

Ato do të fillojnë nesër në ora 09:00.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme