Përkeqësohet moti në Shqipëri, pezullohet lundrimi për varkat e vogla dhe të peshkimit deri më 19 janar

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të situatës hidrometrike moti do të përkeqësohet ditët në vazhdim në bregdetin shqiptar.

Kështu që lundrimi për varkat e vogla dhe mjetet e peshimit do të jetë i pezullar deri me datë 19 janar 2023 ora 16:00.

Kjo masë vjen për të parandaluar çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftim për përkeqësim të motit !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Përmisimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Të ngjashme