Përkundër rrezikut nga Coronavirusi, VV-ja thirr protesta para Kuvendit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka thënë se në ora 16:20, pas përfundimit të ndalesës së lëvizjes së qytetarëve, do të dalë në protestë, ndonëse tha se “e di se ka rreziku është i madh”.

Ahmeti ka bërë thirrje që në protestë të respektohet masat.

Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.

E di qe eshte me rrezik, por nuk ka rrrezik me te madh se rrezimi i Qeverise, ngjarje e cila i hap rruge ndarjes se…

Gepostet von Valdrin Ahmeti am Mittwoch, 25. März 2020

Të ngjashme