Përmbaruesit udhëzohen t’i zhbllokojnë llogaritë e bllokuara për prindërit që pranojnë paratë për librat

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një udhëzim, i cili urdhëron zyrat e përmbaruesve privatë që t’i zhbllokojnë llogaritë e bllokuara të prindërve që janë përfitues të subvencioneve për librat shkollorë.

MD ka shkruar se bëhet fjalë për një situatë faktike, duke shtuar se zhbllokimi do të bëhet në mënyrë të përkohshme, deri në momentin kur tërheqin mjetet e destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se nuk cenon pavarësinë ligjore dhe profesionale të përmbaruesve privatë, por ka për qëllim të udhëzojë për veprime të duhura në situatën aktuale.

Të ngjashme