Përmbytjet në Bosnjë, janë evakuuar disa persona

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Situata në zonat e përmbytura në Bosnjë e Hercegovinë tani për tani është e qëndrueshme. Më e vështira aktualisht është në pjesën e Tuzlës, ku uji kërcënon ndërtesat e banimit.

Situata është e vështirë edhe në Zhivinice, ku janë evakuuar 13 persona. Në pjesën e Sarajevës, uji po tërhiqet në shtretërit e tij. Ekipet ndodhen në terren për riparimin e dëmeve pas përmbytjes. Në zonën e Konjiqit dhe Jabllanicës situata me rrjedhat ujore është stabilizuar. Shumica e qytetarëve kanë sërish rrymë, shkruajnë mediat boshnjake.

Situata në Republika Srpska është shumë më e qetë. Niveli i lumenjve është në rënie.

Të ngjashme