Përparim Rama i prezanton nënkryetarët dhe drejtorët: Prishtinës i shtohen disa drejtori të reja

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 14:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për medie, ka prezantuar drejtorët e rinj dhe ekipin e kompletuar.

Ai ka thënë se ka ikur koha kur ndërmarrjet publike janë drejtuar nga njerëz partiak.

“Njerëz profesionistë dhe adekuat do të marrin në menaxhim drejtoritë publike. Duhet të kalojmë nga ideja partiake, kjo parti këtë ndërmarrje e kjo parti këtë ndërmarrje. Do të bëjmë më të mirën për të vendosur njerëz profesionist për transformimin e qytetit tonë”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se do të punojnë së bashku me partnerët qeverisës për më të mirën e kryeqytetit.

Rama ka deklaruar se negociatat me partnerin e koalicionit (PDK-në), kanë zgjatur një kohë të konsiderueshme.

“Mbas një kohe të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama.

Rama sot ka treguar emrat e të gjithë drejtorëve të Komunës, përveç atij të Kulturës, për të cilin ka thënë se do të vendoset gjatë ditëve në vijim.

“I falënderoj partnerët e tanë të koalicionit dhe iu uroj suksese të gjithë drejtorëve drejt rrugëtimit tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës. Kam nderin të prezantoj ekipin tonë fantastik”.

  • Alban Zogaj – nënkryetar,
  • Donjeta Sahatçiu – nënkryetare
  • Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit.
  • Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
  • Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
  • Besianë Musëmurati – Drejtoreshë e Arsimit
  • Ilirik Musliu – Drejtor i Shërbimeve Publike
  • Granit Rugova – Drejtor i Sportit
  • Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
  • Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrës
  • Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
  • Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
  • Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
  • Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
  • Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
  • Plator Gërdoci – Drejtor i Zhvillimit Rural.
  • Bersant Beka – Drejtor i Administratës.

I pari i Prishtinës deklaroi se do të shtohen edhe disa drejtori në Komunë.

“Jemi në analiza të drejtorive ose të nevojave, e kemi pa që na duhet ta kemi edhe një drejtori që është e dedikume për rini, një drejtori për qytetin e mençur, një për biznes në ndërlidhshmëri edhe me investime prej jashtë, me diasporë. Jemi duke e shqyrtu edhe aspektin e sigurisë, për shkak se qentë endacakë janë një problem shumë i madh ndoshta që duhet t’i dedikohet një drejtori e saktë. Këto po i diskutojmë dhe do të marrim shumë shpejt vendim”, ka thënë Rama.

Të ngjashme