Përparim Rama u infektua me Covid-19, asamblisti i VV-së flet për kontaktin e fundit me të

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën  e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 se kontakti i fundit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ka qenë në seancën ku u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Ai tha se pas asaj dite nuk kanë pasur më kontakt e as nuk janë takuar me të.

“Nuk kemi pasur kontakt me z.Rama. Herën e fundit që jemi parë është në seancën ku u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit Komunal”, ka thënë ai.

Përndryshe, Rama ka njoftuar sot se ka rezultuar  pozitiv me virusin Covid-19.

Ai ka njoftuar se ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe se punën do ta vazhdojë nga shtëpia. 

Të ngjashme