Përplasen Haxhiu dhe Kollçaku në Komisionin Hetimor për pandeminë

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një përplasje ka ndodhur në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë, ku ishte i ftuar zv.ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu u përplasen me deputeten e Vetëvendosjes, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqyen akuzat që bëri në drejtim të ish-qeverisë Kurti për “zhvatje” gjatë pandemisë.

Deputeti i PDK-së, i tha se ajo po mundohet ta mëson se kur të buzëqesh e kur jo.

“A je në vete, mua me qeshet kur të më qeshet. Më fal, a guxoj me qesh. Nuk ka pyetje që nuk ndërhynë”, tha Haxhiu.

Të ngjashme