Përplasen me kamionin në rrugën Durrës-Tiranë, lëndohen shoferja e makinës dhe pasagjeri

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:15 të mesditës së sotme në aksin Durrës-Tiranë, në vendin Rromanat.

Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme