Përplasen zëvendëskryeministrat, Abazi –Hotit: Rrëzimi i Qeverisë ka të bëjë me ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Haki Abazi,  ka akuzuar kolegun e tij Avdullah Hotin duke i thënë se po flet të pavërteta. Ai tha se rrëzimi i qeverisë ka të bëjë me ndarjen e Kosovës dhe heqjen e gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

“Hoti nuk e di ku e gjen forcën për me fol për të pavërteta. Tentimi për ta rrëzuar këtë qeveri ka të bëjë me planin me ndarjen e Kosovës dhe heqjen e Gjykatës Speciale të cilën Pompeu ja ka kthyer me shumë qartësi Thaçit. Ky është puçi që është tentuar të bëhet kur është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe tani nuk duhet të pyesin se si është e mundur që një institucion i tillë të humben gjurmët”, tha Abazi.

Të ngjashme