Persona të panjohur sulmojnë dy vetura në Zveçan

Prishtinë | 07 Qer 2023 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Dy vetura raportohet se janë sulmuar nga persona të panjohur të martën në Zveçan.

Policia njofton se rreth orës 10:00 një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, rreth orës 23:30 dy persona përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë.

“Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme