Personat e vaksinuar mund ta përhapin Coronavirusin

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid prapë mund ta përhapin virusin te tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit, ka thënë zëvendës-shefi i Shëndetësisë në Angli, Jonathan Van-Tam.

Në një kolumne në “Sunday Telegraph”, Van-Tam ka thënë se shkencëtarët ende nuk e dinë ndikimin e vaksinës në përhapjen e virusit.

Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë shpresë, por se niveli i infeksionit në Angli duhet të ulet shpejt.

Pritet të hapen 32 qendra tjera të vaksinimit nëpër Angli javën e ardhshme.

Van-Tam ka thënë se asnjë vaksinë ndonjëherë nuk ka qenë 100 për qind efiksae, kështu që nuk ka garanci për mbrojtje.

Të ngjashme