Ekonomia Online
FUNDIT

Përurohet murali ‘Çast’ në Gjakovë, në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Përurohet murali ‘Çast’ në Gjakovë, në nderim të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar për përurimin e muralit “Çast” në qytetin e Gjakovës, një vepër artistike që i kushtohet kujtesës, nderimit dhe solidaritetit me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në një postim publik, Jahjaga bëri të ditur se instalacioni artistik “Lulëkuqja e Çastit” tashmë është vendosur edhe pranë […]

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar për përurimin e muralit “Çast” në qytetin e Gjakovës, një vepër artistike që i kushtohet kujtesës, nderimit dhe solidaritetit me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim publik, Jahjaga bëri të ditur se instalacioni artistik “Lulëkuqja e Çastit” tashmë është vendosur edhe pranë lumit Krena në Gjakovë.

Ceremonia e përurimit u mbajt në praninë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, drejtoreshës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi-Nushi, drejtoreshës së Medica Gjakova, Mirlinda Sada, si dhe aktivisteve dhe qytetarëve.

Sipas Jahjagës, ky mural shënon një moment të rëndësishëm kujtese dhe nderimi për vuajtjet e së kaluarës, duke theksuar se ato përbëjnë pjesë të historisë mbi të cilën është ndërtuar Kosova e pasluftës.

“Një moment kujtese, nderimi dhe historie nga sot u shënua në Gjakovë, për vuajtjet e së kaluarës nga të cilat ka rrënjë historia e re e Kosovës sonë”, shkroi ajo.

Në fund të postimit, Jahjaga falënderoi Komunën e Gjakovës për bashkëpunimin, artisten Mimoza për realizimin e veprës, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan ceremonisë për të nderuar të mbijetuarit.

Të ngjashme