Përurohet obelisku para QKUK-së, iu dedikohet punëtorëve shëndetësor ndër dekada

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 14:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës, është inauguruar obelisku në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve shëndetësor ndër dekada, raporton Ekonomia Online.

Obelisku iu dedikohet punëtorëve shëndetësor ndër dekada, duke filluar nga koha e arrestimeve të viteve 60-ta, demonstratave të 68-ës, 89-ës, vitet e 90-ta, lufta e UÇK-së dhe deri te sfida e fundit me pandeminë Covid-19.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tha se ky obelisk do t’i kujtojë vuajtjet e punëtorëve shëndetësor.

“Më në fund arritëm ta jetësojmë atë vendim që morëm me Oda që përmes këtij monumenti që do të jetë për komunë si vend referimi dhe ja ku jem në përurimin e tij. Tani e tutje do të kujtohen nga të gjithë ne ku do t’i kujtojmë vuajtjet sakrificat gjakun e derdhur shumë shpesh nga ana e punëtoreve shëndetësor. Të jetë kjo ditë përkujtimore për punëtorët shëndetësor. Të jetë ditë që respektohet puna e kolegëve tanë”, ka thënë Sejdiu.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i quajti heronj të pandemisë punëtorët shëndetësor që kanë vdekur. Ai tha se ky monument tregon respektin e të gjallëve për ta.

Jemi këtu për të përkujtuar të gjithë mjekët, personelin shëndetësor që humbën jetën për të shpëtua rrjetën e gjithë tjerëve në pandemi.

“Fati i mantelbardhëve është i lidhur me popullin e tyre. Dita e sotme më hyjnore në përvjetorin të Pavarësisë është moment për të kujtuar ata. Përkujtojmë dhe përulemi për heronjtë e pandemisë. Ky monument është shenjë e vogël respekti nga ne te gjallët. Le të na shërbejë devotshmëria e kolegëve dhe humanizmi i tyre”, ka thënë Latifi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për ndërtimin e spitalit të Prishtinës. Tha se kanë krijuar bashkëpunim në këtë drejtim së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kam nderin që jam këtu në përhapjen e këtij obelisku për nder të mjekëve të rënë gjatë pandemisë në betejë kundër virusit.

“Është intervenim i vogël e punën madhështore që mjekët e bëjnë dhe iu kemi borxh. Ne se komunë sado pak jemi gati t’iu ndihmojmë me një përkujtimore të merituar por edhe duke u ndihmuar doktorëve me hapësira të reja që ta kryejnë shërbimin në mënyrën më të lehtë. Kemi pasur takime me ministrin ku kemi biseduar rreth bashkëpunimit ministri-komunë në krijimin e spitalit të qytetit”, tha Rama.

Ky projekt është realizuar me iniciativën e kryetarit të Odës së Mjekëve në bashkëpunim me odat e profesionistëve shëndetësor dhe donatorë të ndryshëm.

Të ngjashme