Përvoja e Kosovës me përfaqësueset e botërorit

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:55 | Nga

Kroacia e Senegali janë përballur të premten mes vete në miqësore, në kuadër të përgatitjeve për ngjarjen e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Paraqitja në botërorin e futbollit “Rusia 2018”, që nis më 14 qershor, është e përbashkëta e dy përfaqësueseve. Por Kroacia e Senegali kanë një të përbashkët edhe sa i takon Kosovës – janë prej pak përfaqësueseve që paraqiten në “Rusia 2018”, me të cilat është përballur përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova vetëm pas pranimit në FIFA e UEFA, në maj të vitit 2016, ka nisur të luajë rregullisht ndeshje ndërkombëtare, por edhe në dy vjetët e fundit ka pasur raste kur është gjetur në vështirësi për të aranzhuar miqësore.

Para pranimit, në fazat e ndryshme dhe të shumta të futbollit kosovar, aranzhimi i një miqësoreje vlerësohej sukses i madh. Aranzhimi i një miqësoreje me një përfaqësueses me emër, ishte i jashtëzakonshëm për kohën.

E tillë ishte vlerësuar edhe miqësorja me Arabinë Saudite, e luajtur më 15 qershor të vitit 2007, pra 11 vjet më parë. Arabia Saudite më 14 qershor e luan ndaj Rusisë ndeshjen hapëse të Botërorit të 21-të, ndërsa në 15 qershorin e 2007-s ishte mposhtur 1:0 nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme