Pesë kandidatë propozohen për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 15:36 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. Kësisoj, pesë kandidatët janë dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për një vend anëtar joekzekutiv në Bordin e BQK-së, kandidatë janë Afrim Matashi, Arat Hoxha, Enver Bajçinca, Florin Peci dhe Valdrin Kasumaj.

Kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, tha se këta kandidatë i kanë kaluar të gjitha procedurat që parashihen me ligje.

“Paneli i ka përfunduar të gjitha proceduara të cilën e kemi dorëzuar në parlament dhe komisione. I kemi kryer intervistat sipas procedurave dhe këta janë kandidatët qe i propozojmë Kuvendit”, tha ai.

Deputetët kërkuan që në Komision përveç emrave të kandidatëve të jenë edhe pikët që kanë marrë kandidatët.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se numri i kandidatëve është vendosur sipas ligjeve.

“Nuk përcaktojnë limite se ku duhet të ndalen, në 4 apo 5. Ne kemi marr referenca edhe te Ligji i Avokatit të Popullit, se çka nënkupton lista e ngushtë. Edhe nëse shkojmë të Kushtetuta e Kosovë, ku përparësi i jepet femrave”, tha ai.

Me gjitha votat për dhe as një kundër, lista me 5 kandidatët shkon për votim në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme