Pesë të arrestuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 12:10 | Nga

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë penguar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pasjan të Komunës së Parteshit gjatë ditës së djeshme.

Me anë të raportit ditor, policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit, të arrestuarve me vendim të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.

Në një rast tjetër, një person është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Arrestimi i tij ka ndodhur në fshatin Vranidoll pasi sipas policisë, në një pikë kontrolli të veturave me sjelljet e tij arrogante nuk ka respektuar urdhrat.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi që në shenjë revolte kundër shqiptimit të një tikete ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme