Dokumentet rreth dialogut me Serbinë e kanë bërë lëmsh Kuvendin e Kosovës.
Pas dhjetëra tentimeve dhe vetëm pasi u shmang Rregullorja, deputetët e partive në pushtet me mbështetjen e PSD-së në opozitë e kanë miratuar Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, shkruan sot Koha Ditore.
Por opozita, që bojkotoi debatin dhe votimin e këtyre dokumenteve, i ka pandehur deputetët e pushtetit dhe ata të PSD-së për një varg shkeljesh ligjore dhe procedurale. Kjo pasi deputetët debatuan për Platformën, pa e miratuar paraprakisht ligjin nga i cili derivon ajo.