Petritsch: Korrigjimi i kufirit Kosovë – Serbi, sikur ai me Malin e Zi

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 13:46 | Nga

Ish –përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Kosovën, Wofgan Petritsch ka thënë se është koha për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me një, siç përcjell mediumi serb n1, “korrigjim të vogël kufijsh”, transmeton Koha.net.

Ky “korrigjim i vogël”, sipas tij, do të ishte sikur që ka qenë rasti i Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që zgjidhja të propozohet nga Serbia e Kosova dhe ka shtuar se vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e pranueshme nga të gjithë.

Sipas tij, edhe në Beograd e edhe në Prishtinë ka gatishmëri për arritjen e marrëveshjes, ndërsa ka përkujtuar se edhe Komisioni Evropian i kalon afati dhe për këtë arsye është mirë të gjendet zgjidhja deri në shkurt ose deri në marsin e vitit të ardhshëm.

“Nëse kjo zgjidhej dhe ky propozim dështojnë, atëherë druaj se kjo do të jetë disfatë të gjithëve – edhe për Aleksandar Vuçiqin, edhe për Hashim Thaçin e edhe për Federica Mogherinin. Kjo nuk është zgjidhje ideale, por politika dhe jeta reale nuk janë gjithmonë të përkryera”, ka thënë Petritsch duke shtuar se dialogu me ndërmjetësim të BE-së gjithsesi do të sjellë gjëra të mira.

Petritsch në fund ka theksuar se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian ndërsa shtoi se me këtë zgjidhje do t’u vihej pikë çështjeve të hapura në Ballkan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme