Pezullimi i marrëveshjes, reagon LDK: Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar me rastin e pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro.

Halimi vlerëson se pezullimi i marrëveshjes u arrit nga presioni publik, teksa thotë se dorëheqja është e domosdoshme dhe e pamjaftueshme.

“Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme”, shkruan Halimi në Facebook.

Dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, po e kërkon edhe PSD.

Të ngjashme