Ekonomia Online
FUNDIT

Pezullohen hetimet për dy zyrtarët policorë të suspenduar për spiunazh

Pezullohen hetimet për dy zyrtarët policorë të suspenduar për spiunazh

Avokati Naim Rudari, ka njoftuar se ka pushuar hetimi për dy zyrtarët policorë, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, të cilat u suspenduan nën dyshimin për spiunazh. Rudari ka thënë se që në shikimin e parë dihej që nuk kishte asnjë indicje për veprime të tilla, e as për dyshim për veprime të tilla. “Shteti e […]

Avokati Naim Rudari, ka njoftuar se ka pushuar hetimi për dy zyrtarët policorë, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, të cilat u suspenduan nën dyshimin për spiunazh.

Rudari ka thënë se që në shikimin e parë dihej që nuk kishte asnjë indicje për veprime të tilla, e as për dyshim për veprime të tilla.

“Shteti e pushteti duhet kërkuar falje të sinqertë për dy zyrtarët policor Lumnije Behluli dhe Agim Vitija si dhe për familjet e tyre që i shqetësuan në këtë masë duke i dëmtuar pa të drejtë e pa arsye e po ashtu duhet njoftuar mbarë opinionin publik me pastërtinë e dy zyrtarëve policor. Duhet kujdes i lartë në përcaktime e etiketime sidomos nga shteti!!!”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Të ngjashme