Pezullohet nga puna Ferki Fejza

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili është dhe kryesues i Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disipline, Xhelal Sveçla, ka marr vendim që të pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, Ferki Fejza.

Kjo Agjenci është në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Ky vendim i është dërguar Rozeta Hajdarit, ministres së MINT, departamentit të për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, si dhe Sekretarisë së Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disipline. “Aprovohet Kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me nr. prot 3924 e datës 26.05.2021 me të cilën e ka inicuar procedurën disiplinorë ndaj Z. Ferki Fejza, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës. II. Z. Ferki Fejza , pezullohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës deri në një vendim tjetër”, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re”, nga një burim brenda MINT.

No description available.

Të ngjashme