Ekonomia Online
FUNDIT

Pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse – Aliu: Qytetarët nuk do t’i paguajnë nga 5 euro

Pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse – Aliu: Qytetarët nuk do t’i paguajnë nga 5 euro

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për pezullim të vendimit për tiketa ngjitëse. Vendimi tashmë i anuluar kishte ngjallur reagime të shumta të partive e të qytetarëve, pasi e konsideronin si barrë shtesë pagesën prej 5 eurove. Tiketat ngjitëse duhej të vendoseshin në vetura pasi ato ta kalojnë kontrollin teknik. “Për çështjen e taksës sapo […]

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për pezullim të vendimit për tiketa ngjitëse.

Vendimi tashmë i anuluar kishte ngjallur reagime të shumta të partive e të qytetarëve, pasi e konsideronin si barrë shtesë pagesën prej 5 eurove.

Tiketat ngjitëse duhej të vendoseshin në vetura pasi ato ta kalojnë kontrollin teknik.

“Për çështjen e taksës sapo është marrë vendim qe do të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi. Është pezulluar, duke siguruar qytetarët se nuk do të paguajnë pesë euro”, ka thënë në seancën e Kuvendit, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Të ngjashme