Pikët e titullit kërkohen në Gjilan e Pejë

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 09:57 | Nga

Drita pret të bëjë edhe një hap të madh drejt titullit, kur të dielën e pret Ferronikelin, në ndeshjen me shumë peshë që i takon javës së 29-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Drita llogarit në fitore ndaj skuadrës nga Drenasi, por në tri pikë të reja llogarit edhe Prishtina për ndeshjen që e luan ndaj Llapit. Prishtina e pret Llapin në Pejë, po ashtu të dielën nga ora 16:00, shkruan sot Koha Ditore.

Këto dy ndeshje mund të jenë me shumë rëndësi në garën për titull, sidomos nëse njëra prej pretendenteve dështon. Pretendente për titull tashmë vlerësohen vetëm Drita e Prishtina.

Drita është e para me 56 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 53 pikë. Llapi i vendit të tretë ka mbetur prapa me 45 pikë. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme