Pique shfaqet për herë të parë dhe puthet në publik me të dashurën e re, “çmendet” Shakira

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique e ka lënë shumë shpejt prapa krahëve Shakiran. Futbollisti spanjoll duket se është dashuruar marrëzisht në partneren e tij të re.

Në fakt, çifti vendosi të dalë edhe publikisht dhe këtë e bëri në koncertin “Summerfest Cerdanya”.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës është parë duke u puthur në publik me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti.

Gjatë koncertit të fundit të Dani Martin dhe gjatë këngës së famshme “Cero” në prapavijë, futbollisti dhe bukuroshja e ndanë një moment romantik me një puthje pasiononte, e cila është xhiruar nga disa prej vizitorëve dhe “Solialite” e publikoi më pas atë ekskluzivisht.

E këto skena thuhet se e kanë çmendur Shakiran, e cila i kishte kaluar më shumë se 10 vjet bashkë me Piquen, me të cilin i ka dy djem, Sasha dhe Milan.

Çifti ishte ndarë në muajin qershor dhe duket se pikërisht lidhja e re e Piques ka qenë arsyeja kryesore që futbollisti dhe këngëtarja kolumbiane s’janë më bashkë.

E dashura e re e Piques është 23 vjeçare, e cila studion në marrëdhënie me publikun dhe punon në Kosmos, një kompani që i takon Gerard Piques.

Pasi emri i saj u bë publik, ajo i fshiu rrjetet e saj sociale.

Të ngjashme