Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në trajnimin për kërkim – shpëtim urban të mbajtur në Zvicër

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë marrë pjesë në trajnimin e kërkim shpëtimit bashkë me ekipet nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca.

Pjesëmarrja e tyre është bërë me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin për kërkim-shpëtimi urban.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, ku u tha se pjesëtarët e FSK-së treguan shkallë të lartë profesionalizmi.

“Pjesëtarët tanë të FSK-së edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në Qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme