Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, Pjetër Shalës.

Vazhdimi i masës së paraburgimit u bë nën arsyetimin se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të “pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera”.

“Më 20 nëntor, Trupi Gjykues vendosi lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës. Gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera, përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi ose që do të japin dëshmi në këtë proces gjyqësor. Në lidhje me lirimin e përkohshëm, Trupi Gjykues gjykoi se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimeve të zbatueshme në objektin e paraburgimit të DHS-së”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Të ngjashme