PK-ja e konfirmon rrahjen e personave në Prishtinë, njëri i lënduar nga një mjet i mprehtë

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për Ekonomia Online, rrahjen që ka ndodhur rreth orës 11 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë, për të cilën raportoi Ekonomia Online.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë se me të pranuar informatën, njësitet policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku personat ishin përfshirë në rrahje.

“Me datën: 27.06.2020, rreth orës:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në rrugën “Rexhep Luci”, në Pristhine. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshire në rrahje. Një person raportohet te jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha për EO.

Lexo edhe:

Të ngjashme