Plaçkitet vetura e Labinot Tahirit

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 16:22 | Nga

Këngëtar, tashmë i shndërruar në politikan, Labinot Tahiri sot ka përjetuar një episod jo fort të këndshëm.

Prive ka arritur të mësoj që Labit, i cili është kandidat për deputet, i është thyer para pak minutash vetura në
Lipjan, gjatë një aktiviteti politik.

I kontaktuar, Labi ka pranuar incidentin duke thënë që atij i është vjedhur një çantë dhe hajduti është kapur nga
policia.

Labi, ka deklaruar që bëhet fjalë për një vjedhje të zakonshme dhe nuk ka diçka të lidhur me pikëpamje politike.

Si rrjedhojë, në polici, Tahiri ka deklaruar që nuk dëshiron të bëj akuzë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme