Plagoset me armë vëllau i deputetit Rexhep Selimi

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 23:30 | Nga

Një incidentin me armë zjarri që ndodhi  sonte në Komorsn të Drenasit, i plagosur ka mbetur  vëllau i deputetit të VV-së Rexhep Selimi.

Tribuna Channel rapprton se viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Ai është goditur nga një plumb dhe nuk është rrezik për jetën.

Plagosje me armë zjarri në Komoran

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Komoran të Drenasit.

Viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi për “Indeksonline” u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme