Plagoset me thikë kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Mediat raportojnë se Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë pas një konflikti me një qytetar.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili është goditur me thikë nga ky i fundit.

Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Kokoneshi po dërgohet në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme