Plagosje në një lokal në Mitrovicë

Mitrovicë | 05 Maj 2017 | 22:18 | Nga

Një plagosje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20 në një lokal në qendër të Mitrovicës, pas një zënke.

Burime nga vendi i ngjarjes treguan për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur në kafeterinë “Chekin” që ndodhet afër Urës së Ibrit.

“I plagosur ka mbetur menaxheri i lokalit. Ka marrë së paku tre plumba në gjoks”, tha dëshmitari.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Veriu.info se i plagosuri po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.

“Një person është plagosur dhe po trajtohet në spital. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar armën me të cilën dyshon se është kryer plagosja”, tha Zahiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme