Pronari i Interit, Steven Zhang, është duke planifikuar t’i fitojë 70 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe t’i ulë shpenzimet për 15 për qind, sipas mediave italiane.
Plani i presidentit të zikaltërve për këtë verë është zbuluar nga Gazetta dello Sport, sipas të cilës, ai do ta shesë të paktën një lojtar të madh për ta balancuar llogarinë e klubit.
Besohet se një pjesë e madhe e fitimit do të vijë nga shitja e mundshme e Achraf Hakimit, i cili prite të largohet brenda 10 ditëve dhe t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Interesim për shërbimet e mbrojtësit të djathtë maroken ka shprehur edhe Chelsea, por ofertë ka bërë vetëm gjiganti francez deri tani.
Interi pret t’i fitojë edhe 8 milionë euro nga shitja e Joao Marios, i cili do t’i bashkohet Sportingut në Portugal dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.
Valentino Lazaro dhe Matias Vecino janë dy lojtarët e tjerë nga shitja e të cilëve Interi pret të përfitojë këtë verë.
Përvec shitjeve, Zhang dëshiron t’i fitojë edhe 30 milionë euro të tjera nga ulja e pagave, prandaj klubi po kërkon blerës për Arturo Vidalin, i cili i fiton 6.5 milionë euro në vit në Meazza.
Radja Nainggolan e kaloi një vit e gjysmë të dy sezoneve huazimi në Cagliari dhe paga e tij prej 4.5 milionë eurove në sezon është një tjetër që Interi dëshiron ta heqë qafe.
Serbit Alexander Kolarov Interi ka vendosur të mos ia vazhdojë marrëveshjen, ndërsa Alexis Sanchezin dëshiron ta mbajë por me pagë më të ulet.