Plas sherri mes kunatave në Malishevë: Rrahen me njëra-tjetrën, përfundojnë në Polici

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në një familje në rrugën Marali të Malishevës, dy gra (kunata) janë përfshirë në një përleshje me njëra-tjetrën.

Burimet nga Prokuroria për Sinjalin kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre, ku pas një konflikti verbal, njëra prej tyre ka sulmuar tjetrën fizikisht nusen e vëllait, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar, viktimat janë dërguar në QKMG për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë ëstë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre, në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Të ngjashme