Platini me kritika për futbollin e sotëm: U burgosën lojtarët e mëdhenj, tani në dorën e atyre që vendosën VAR-in e budallallëqe të tjera

Prishtinë | 22 Qer 2025 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Mishel Platini ka festuar sot 70-vjetorin e tij. Ish-futbollisti i njohur e drejtues i UEFA-s, pikërisht sot ka kritikuar futbollin që po ndjekim tani. Sipas tij, ka mbaruar origjinaliteti i kësaj loje, që është kthyer plotësisht në biznes, siç tregoi në intervistën për ”Il GIornale”.

“PSG luan një futboll interesant pasi ka mesfushorë të një cilësie të lartë, por liria teknike e Ziko, Diegos, Di Stefanos dhe Krujf, është burgosur nga skemat. Lojtarët e mëdhenj spostohen në krahë, Nejmar e Zidan, Rafinja e Jamal. Sot loja është në dorën e atyre që kanë vendosur VAR dhe budallallëqet e tjera, lojtarët e trajnerët nuk vlejnë asgjë.

Futbolli është në dorë të fondeve, spekulimit, nuk ka më Largardier, Berluskoni, Anjeli, paratë ishin edhe më parë, por bëhej fjalë për njerëz që e dashuronin këtë sport, e përjetonin edhe duke vuajtur dhe duke u argëtuar. Sot është vetëm financë dhe kaq.

Arbitrat? Ata janë ekskluzivisht të varur nga teknologjia. Nuk janë më pjesë e lojës”, ishin kritikat e Platini.

Të ngjashme