Pllana e vlerëson të qetë situatën në rajon

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Nënkoloneli i Policisë Faton Pllana, priti në takim Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Mustaf Tahiri, Udhëheqësin e Departamentit për Krime të Rënda z. Ilir Bytyqi dhe Zyrtaren për Informim dhe Komunikim me Media znj. Gentiana Hoxha, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Gjatë këtij takimi Pllana i njoftoi të pranishmit për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe stabile dhe për disa aktivitete dhe plane operative që policia rajonale i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë rajonale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe për koordinimin e aktiviteteve për kapjen e personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Të ngjashme