Po rritet frikshëm numri i të infektuarve me Coronavirus në Serbi

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Serbi vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se janë shënuar tetë raste të reja të infektuarve me COVID-19.

Numri i të infektuarbe nga ora 18:00 e së hënës deri në ora 8 të ditës së sotme është rritur nga 57 në 65.

19 persona janë testuar gjatë kësaj periudhe derisa 8 prej tyre kanë dalë pozitiv dhe 11 raste ishin negative.

Në izolim shtëpiak ndodhen tre persona kurse pesë të tjerë janë ndaluar për trajtim në spital, pa komplikime dhe janë në gjendje të mirë.

Në Institutin Torlak gjithsejtë janë testuar 335 persona që kanë përmbushur kriteret e të dyshuarit për infeksion me COVID-19.


Të ngjashme